Ukraina dhe NATO nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake

Evropë

Ukraina dhe NATO nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 20:56
Ilustrim

Forcat ukrainase dhe NATO filluan sot një stërvitje të përbashkët ushtarake, vetëm rreth 180 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë fqinje, e cila është përfshirë nga trazirat që pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të muajit të kaluar.

“Ne duhet të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur përshtatjen e forcave të armatosura të Ukrainës në strukturat përkatëse të Aleancës”, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, në fillim të stërvitjes, raporton ATSh.

NATO po kryen, gjithashtu, stërvitje ushtarake edhe në Lituani, po ashtu në kufi me Bjellorusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat