Rriten infektimet/ Masa të reja kufizuese në Angli

Evropë

Rriten infektimet/ Masa të reja kufizuese në Angli

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 06:33
Ilustrim

Qeveria britanike njoftoi të enjten kufizime të reja për Anglinë verilindore, rajonin më të fundit që po sheh një rritje të rasteve të koronavirusit ndërkohë që kryeministri Boris Johnson paralajmëroi për një rritje të dytë të infektimeve në shkallë kombëtare.

Banorët në verilindje, që përfshin qytetet e Njukasëllit dhe Sanderlendit, nuk do të lejohen më të shoqërohen jashtë shtëpive të tyre. Ambjentet ku tregtohen ushqim dhe pije do të detyrohen të shërbejnë vetëm në tavolinë ndërsa pabet dhe baret duhet të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes sipas masave të reja të njoftuara në parlament nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

“Ne nuk i marrim këto vendime me lehtësi”, tha ai duke shtuar se ato do të kenë pasoja reale tek familjet, bizneset dhe komunitetet. Por duhet vepruar tani me qëllim që të frenohet virusi. Britania e Madhe është mes vendeve më të goditura në Evropë nga pandemia me qeverinë që ka konfirmuar afro 42 mijë viktima. Zyra kombëtare e statistikave, që përdor kritere më të gjera për numërimin e viktimave të covid 19, thotë se rreth 58 mijë britanikë kanë humbur jetën nga virusi.

Më herët qeveria vendosi rregulla të reja në të gjithë Anglinë, me kufizimin e tubimit të njerëzve deri në gjashtë ose më pak, që nga e hëna, pasi rastet ditore arritën nivele që nuk ishin parë që nga maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat