Panairi i industrisë së mbrojtjes “Defense Port Turkey” këtë vit organizohet në mënyrë virtuale

Evropë

Panairi i industrisë së mbrojtjes “Defense Port Turkey” këtë vit organizohet në mënyrë virtuale

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 07:05
Ilustrim

Panairi i Mbrojtjes “Defense Port Turkey” për herë të 6-të do të hapë dyert si “Defense Port Turkey-South Asia” me qëllim që industria turke e mbrojtjes të zhvillohet në mënyrë më efektive në tregjet botërore dhe të arrijë mundësi të reja.

Hakan Kurt, kreu i “Capital Exhibition” gjatë një konference për shtyp tha se për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) panairi do të mbahet në mënyrë virtuale mes datave 26-28 tetor.

Duke vënë në dukje se delegacionet ushtarake nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani do të marrin pjesë në panair, Kurt tha se delegacionet dhe kompanitë do të takohen me metodën e videokonferencës, ndërsa shtoi se numri i delegacioneve ushtarake që pritet të marrin pjesë është mbi 80.

Kurt bëri të ditur se zhvillimi i fundit i industrisë turke të mbrojtjes është reflektuar gjithashtu në performancën e saj në eksport, ndërsavijoi me këto fjalë: “Turqia tani nuk ka asnjë problem për vend për shfaqje ose platformë. Ky është një avantazh i madh. Vetëm ASELSAN-i ka shitur mbi 1 miliard dollarë në Pakistan në 26 vjet. Aktualisht vazhdojnë projektet për Pakistanin të helikopterëve Atak dhe 4 luftanijeve MILGEM.

Në Bangladesh, ROKETSAN dhe Otokar kanë projekte të përfunduara dhe në vazhdim. Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, janë tregje shumë të mira për industrinë e mbrojtjes së Turqisë. Këtu ka mundësi për bashkëpunime të ndryshme. Shpresojmë që më datat 26-28 tetor të kemi një panair të suksesshëm”.

Kurt preku edhe në objektivat e eksportit në rajon dhe tha se “Objektivi është që gjatë 10 viteve të ardhshme në këto tre vende të realizojnë eksporte të industrisë së mbrojtjes në vlerë 5 miliardë dollarë dhe se kjo mund të arrihet shumë lehtë”.

Hakan Kurt gjithashtu vuri në dukje se delegacionet ushtarake nga 3 vendet do të shpjegojnë forcën, nevojat e tyre dhe se si do të përshtaten me teknologjitë e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat