Rritja e infeksioneve me koronavirus në Britaninë e Madhe shqetëson autoritetet

Evropë

Rritja e infeksioneve me koronavirus në Britaninë e Madhe shqetëson autoritetet

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:02
Foto Ilustrim

Rritja e infeksioneve me COVID-19, po shqetëson autoritetet në Britani pasi shtimi i rasteve të reja të infeksioneve po bëhet më i madh se që ishte parashikuar.

Anne Jonson nga universiteti i Londrës  i tha BBC se “Rritja e rasteve të reja me koronavirus ishte parashikuar por ajo po ndodhë shumë më shpejt se sa që pritej, dhe kjoe  përbënë edhe shqetësim për ne pasi qytetarët kanë kontakte të shumta me njëri-tjetrin”, ka thënë Jonson.

Jonson shtoi se problem për Britaninë e Madhe është testimi i qytetarëve, pasi kjo do të mund ta parandalonte përhapjen e koronavirusit, duhet që të zvogëlohet numri i kontakteve, të respektohet distanca sociale dhe të mbahet higjiena personale.

Që nga fillimi i pandemisë në Britani janë konfirmuar 382 mijë raste me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 41,705 persona të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat