Greqia goditet nga uragani i fuqishëm, erërat e forta me 200 kilometra në orë po fryjnë në Mesdhe

Evropë

Greqia goditet nga uragani i fuqishëm, erërat e forta me 200 kilometra në orë po fryjnë në Mesdhe

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Uragani Ianos ka mbërritur në Greqi. Prognozat më të reja tregojnë se ky uragan shumë i rrallë do të mund të ishte më i fuqishmi që ndonjëherë ka goditur këtë rajon.

Priten reshje të mëdha shiu, vërshime dhe erëra të forta që fryjnë me mbi 200 kilometra në orë. Në Greqi është lëshuar alarmi për paralajmërim të rrezikut, kurse banorët janë ftuar të largohen në zona më të sigurta.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar që Ianos do të mund të përcillej me erëra dhe reshje shiu që gjatë dy ditëve të ardhshme, do të mund të shkakton përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, ka deklaruar se megjithatë intensiteti dhe rrugëtimi i uraganit nuk mund të parashikohet me saktësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat