“Një shans diplomacisë”, Erdogan: Ja pse e tërhoqëm anijen

Evropë

“Një shans diplomacisë”, Erdogan: Ja pse e tërhoqëm anijen

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:08
Recep Tayyip Erdogan

Turqia u tërhoq nga eksplorimet për naftë dhe gaz në zonat e diskutuara territoriale të Mesdheut për t’i dhënë një shans diplomacisë me Greqinë.

Deklarata është bërë nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, pak ditë pas një apeli të Athinës zyrtare për t’u ulur në dialog.

“Ju e dini se ku ndodhet anija jonë aktualisht. Tërheqja e saj në port për arsye mirëmbajtjeje ka një kuptim. Është kuptimi i qasjes sonë domethënëse, se e tërhoqëm për t’i dhënë një shans diplomacisë, për të treguar se jemi pro saj”, ka deklaruar Erdogan.

Por presidenti turk ka shtuar se, anija “Oruç Reis” në fund të mirëmbajtjes do t’i rikthehet detyrës së saj për të vijuar kërkimet.

“Por kjo nuk do të thotë se tërheqja e anijes për mirëmbajtje i jep fund kërkimeve tona. Në përfundim të procesit “Oruç Reis” do të kthehet në detyrë për të vijuar operacionet në Mesdhe”, ka theksuar Erdogan.

Greqia dhe Turqia, aleate në NATO, po përplasen për juridiksionin detar dhe të drejtat për kërkime për burime natyrore në lindje të Mesdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat