Polonia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Evropë

Polonia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:44
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Poloni u regjistruan 1,002 raste të reja të koronavirusit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve brenda një dite në shtetin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian

Rekordi i ri u shënua disa ditë pasi autoritetet i shtrënguan kushtet nën të cilat mjekët janë të obliguar t’i dërgojnë pacientët për testim. Kritikët thonë se rregullat e reja mund ta kufizojnë numrin e njerëzve që shkojnë për t’u testuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat