Greqi/ 4 të vdekur e 240 raste të reja me koronavirus

Evropë

Greqi/ 4 të vdekur e 240 raste të reja me koronavirus

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:07
Greqi

Organizata Kombëtare Shëndetësore në Greqi, EODY sot ka njoftuar se janë regjistruar 240 raste të reja të korovirusit në vend.

Shumica e rasteve janë transmetime komunitare dhe pjesa tjetër nga kontrollet në pikat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 14978.

Sot 65 pacientë po trajtohen në intubim, ndërkohë që  177 pacientë janë larguar nga ICU.

Në 24 orët e fundit  janë regjistruar 4 vdekje të reja duke shkuar në 331 vdekje gjithsej në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat