Britania e Madhe raportoi 4,422 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga 8 maji

Evropë

Britania e Madhe raportoi 4,422 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga 8 maji

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Britania e Madhe raportoi të shtunën 4,422 raste të reja nga coronavirusi, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.

Raportohet se rreth 41 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.

“Ne po e shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.

Ai mes tjerash potencoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat