Vetëm pse e harroi revolen në një avion, oficeri britanik pezullohet nga puna

Evropë

Vetëm pse e harroi revolen në një avion, oficeri britanik pezullohet nga puna

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Një oficer policie i cili po udhëtonte si ‘bodygard’ i Sekretartit të Jashtëm britanik, Dominic Raab, u pezullua nga puna, pasi thuhet se i njëjti e kishte harruar revolen në një aeroplan.

Sipas medieve të huaja, oficeri i cili e shoqëroi Raab gjatë një vizite në SHBA e la armën e tij në një avion gjatë kthimit të tyre në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Të pyetur në lidhje me këtë raport, Policia Metropolitane e Londrës tha se të njëjtit ishin në dijeni për këtë incidenti, i cili ndodhi të premten.

“Ne jemi duke e trajtuar me seriozitet këtë çështje”, u shpreh zëdhënësi i policisë në një deklaratë të shtunën.

“Oficeri i përfshirë është nga detyrat operacionale, ndërsa një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat