Protesta kundër masave, Britani e Rumani, qytetarët në rrugë kundër kufizimeve të reja

Evropë

Protesta kundër masave, Britani e Rumani, qytetarët në rrugë kundër kufizimeve të reja

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:26
Pamje nga protesta

Protestues të shumtë në Londër u përballën me policinë në një tubim të organizuar nga kundërshtarët e kufizimeve të coronavirusit.

Trazirat u verifikuan kur oficerët ndërhynë për të shpërndarë disa qindra demonstruesit, të mbledhur në sheshin Trafalgar.

Disa nga manifestuesit formuan bllokada për të ndalur agjentët të kryenin arrestime dhe trafiku u ndalua, duke krijuar radhë të gjata.

Britania numëron 338 mijë e 420 raste të konfirmuara dhe 41 mijë e 821 vdekje, duke u renditur e pesta në botë.

Ndërkohë, disa qindra rumunë, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, protestuan gjithashtu të shtunën në Bukuresht kundër masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit, sidomos sa i përket distancimit social dhe mbajtjes së maskave në shkolla.

Numri i rasteve të reja me virus është rritur në ditët e fundit në Rumani, me një rekord prej 1.713 rastesh të verifikuara më herët gjatë javës dhe 1.333 të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat