Hakerët publikojnë të dhënat personale të 1.000 policëve në fundjavën e protestave në Bjellorusi

Evropë

Hakerët publikojnë të dhënat personale të 1.000 policëve në fundjavën e protestave në Bjellorusi

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:28
Bjellorusi

Hakerë anonimë kanë zbuluar të dhënat personale të 1.000 policëve bjellorusë, pas shtypjes së protestave kundër presidentit të kamotshëm të këtij shteti, Alexander Lukashenko.

“Teksa arrestimet vazhdojnë, ne do të vazhdojmë të publikojmë të dhëna në përmasa masive”, shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga kanali opozitar “Nexta Live”, në aplikacionin “Telegram”. “Askush nuk do të mbetet anonim”, thuhet në vazhdim.

Qeveria ndërkaq ka paralajmëruar se do t’i zbulojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për zbulimin e të dhënave, raporton Reuters.

Besnikëria e forcave të sigurisë është elementi kryesor për mbetjen në pushtet të Lukashenkos pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar, në të cilat ai shpalli fitore, me gjithë akuzat për manipulime nga opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat