Referendumi në Itali, qytetarët votojnë për uljen e numrit të deputetëve në parlament

Evropë

Referendumi në Itali, qytetarët votojnë për uljen e numrit të deputetëve në parlament

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Italianët i janë drejtuar të dielën kutive të votimit në referendumin i cili do të vendosë nëse do të reduktohet numri i ligjvënësve në parlament.

Votimi do të mbahet të dielën dhe të hënën në zgjedhjet e para që pas pandemisë COVID-19.

Referendumi do të vendosë nëse numri i deputetëve do të reduktohet në 600, nga 945 anëtarë që ka aktualisht.

Ndryshimi kushtetues është miratuar nga parlamenti dhe nëse konfirmohet do të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në 2023.

Votimi ishte planifikuar fillimisht për në maj por u shty për shkak të pandemisë COVID-19 që i ka marrë jetën mbi 35 mijë qytetarëve në Itali. Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e italianëve janë në favor të reduktimit të parlamentit.

Italianët do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale për të emëruar 1 mijë kryetarë bashkish dhe 7 guvernatorë rajonal, zgjedhje të cilat po ashtu ishin shtyrë për shkak të pandemisë.

Zgjedhjet rajonale do të jenë një lloj testi për qeverinë dhe mënyrën sesi kanë menaxhuar pandemisë. Italia ishte vendi i parë që hyri në karantinë dhe ndër epiqendrat e para të virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat