​Paga mesatare në Kroaci mbi 890 euro: Kush fiton më shumë?

Evropë

​Paga mesatare në Kroaci mbi 890 euro: Kush fiton më shumë?

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Paga mesatare mujore e paguar neto në korrik në Kroaci ishte 6722 kuna (rreth 891 euro).

Kjo është 0.3 për qind më e ulët në terma realë në bazë mujore, ndërsa është 3.2 për qind më e lartë në bazë vjetore.

Paga mesatare për korrikun është nominalisht më e ulët se në qershor me 0.8 për qind, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është nominalisht më e lartë me 2.9 për qind.

Pagesa mesatare më e lartë mujore është paguar në transportin ajror në vlerë prej 10,343 kuna (1,371 euro), dhe më e ulëta në prodhimin e veshjeve në vlerë prej 4,436 kuna (588 euro).

Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Kroacisë, paga mesatare neto për korrikun ishte 5,791 kuna (767 euro), që do të thotë se gjysma e punonjësve kishin një pagë më të ulët dhe gjysmë pagë më të lartë se ajo shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat