Njeriu i fuqishëm? Si Erdogan papritmas u paraqit si shpëtimtari i myslimanëve në gjithë botën

Evropë

Njeriu i fuqishëm? Si Erdogan papritmas u paraqit si shpëtimtari i myslimanëve në gjithë botën

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 20 shtator 2020 Në ora: 18:54
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pretendon të jetë zëri i muslimanëve kudo edhe i jugut global. Ai gjithashtu përpiqet të mashtrojë myslimanët në SHBA dhe të pozicionohet si shpëtimtari i të shtypurit - me një sukses të moderuar.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i pëlqen të godas, aty ku dhemb.Të tjerët mund të konsiderojnë se mosmarrëveshja shumëpalëshe mbi ujërat territoriale dhe hidrokarburet në Mesdheun lindor, e cila e ka sjellë Turqinë afër luftës me Greqinë , është e ndërlikuar. Për kreun e shtetit turk, megjithatë është thjesht një "shembull i kolonializmit modern" nga vendet evropiane, siç e tha ai në një fjalim në 1 shtator.

"Epoka e atyre që me shekuj nuk kanë lënë asnjë rajon, nga Afrika në Amerikën e Jugut të pashfrytëzuar, asnjë komunitet pa masakruar dhe asnjë qenie njerëzore pa e shtypur po mbaron", shtoi ai.

Ndryshimi i strategjisë së Erdoganit: Tani ai po synon një audiencë globale

Erdogan ka sulmuar prej kohësh perëndimin, për të ngjallur mbështetje patriotike në vend. Tani gjithnjë e më shumë po i drejtohet një audience globale. Pasi nuk arriti të riformësojë Lindjen e Mesme pas Pranverës Arabe, Erdogan tani po kërkon fushëveprim diku tjetër. Ai përpiqet të identifikoi veten si zëri i Umetit (d.m.th. myslimanëve kudo) dhe të varfërve në tërë botën.

Përpjekjet e tij deri më tani janë përqendruar kryesisht në Evropë. Turqia tradicionalisht e sheh veten si mbrojtëse të turqve etnikë në vende të tilla si Franca , Belgjika dhe Gjermania. Kohët e fundit, Erdogan ka filluar të mendojë në një shkallë më të gjerë.

"Turqia po përpiqet të pozicionohet si mbrojtësi kryesor i të gjithë myslimanëve," thotë Sinem Adar, studiues në Institutin Gjerman për Politikë dhe Siguri Ndërkombëtare.

Kjo politikë ka funksionuar tashmë në Ballkan, ku Turqia konkurroi për simpatinë e boshnjakëve, shqiptarëve dhe kosovarëve, përkundër levërdisë që ofroheshin nga Gjiri Persik – por kjo metodë është relativisht e re, diku tjetër të zbatohet.

Islamofobia si një "mburojë mbrojtëse"

Një pjesë e madhe e punës së re, të marrëdhënieve me publikun është fushata globale e Turqisë kundër Islamofobisë, për të cilën qeveria e Erdoganit ka mobilizuar misione të huaja, organizata për ndihmë, grupe lobimi dhe shkencëtarë me të njëjtat mendime.

Nga konsullatat turke kërkohet të inkurajojnë myslimanët, të raportojnë çdo incident, paragjykim, ose sulm ndaj tyre. (Turqia i kushton shumë më pak vëmendje abuzimeve në Kinë , ku rreth një milion ujgurë myslimanë janë burgosur në kampe dhe shumë prej tyre janë sterilizuar).

Paragjykimi ndaj muslimanëve është një problem serioz në Evropë . Kritikët gjithashtu dyshojnë, megjithatë, se fushata e Erdoganit ka për qëllim të provokojë pakënaqësi ndaj qeverive perëndimore dhe të legjitimojë qëllimet e tij të politikës së jashtme. Të tjerët kanë frikë nga pasojat për lirinë e shprehjes. "Islamofobia", thotë akademiku Samim Akgonul nga Universiteti i Strasburgut, "përdoret nga Turqia si një mburojë mbrojtëse për të ndaluar dhe shmangur çdo diskurs kritik rreth Islamit në botën akademike dhe në media".

Erdogani po përpiqet të përkujdeset për myslimanët në SHBA - por kjo nuk funksionon gjithmonë siç ai pretendon

Turqia gjithashtu po i mashtron muslimanët dhe afro - amerikanët në Amerikë. Përveç përditshmërisë - Erdogani ka hapur një Qendër Islamike pranë Uashingtonit - fushata ka treguar të papriturat. Një fondacion në bordin e të cilit një nga vajzat e tij anëtare është, bleu kohët e fundit pronën e kampionit të boksit Muhamed Ali në Çikago për 3 milion dollarë dhe planifikon ta shndërrojë pronën, në një shkollë verore për myslimanët.

Disa vjet më parë Erdogan u takua me vajzat e Malcolm X, një musliman afro-amerikan - pra një tjetër hero; një nga vajzat e tij thuhet të ketë thënë se njeriu muskul turk, mishëronte trashëgiminë e babait të saj të ndjerë. Pak më vonë,Turqia riemërtoi një rrugë pranë ambasadës së re amerikane në Ankara në "Malcolm X Avenue".

Por jo gjithçka shkoi sipas planit. Erdogani qëllimisht anuloi udhëtimin e tij në funeralin e Muhammad Ali në vitin 2016, pasi kishte mësuar se ai nuk do lejohej të flasë dhe të vendosë një copë pëlhurë që buron nga Qabeja, në arkivolin e boksierit. Erdogani e kishte dënuar vrasjen e George Floyd, dhe po ashtu vdekjen e tij në Twitter e kishte quajtur "një nga manifestimet e dhimbëshme, të rendit të padrejtë". Një anëtar i një grupi socialist, të njerëzve me ngjyrë (me fjalë që nuk do t´i pëlqenin i drejtohet), ai duhet të udhëheq dhe të kujdeset për biznesin e tij.

Analistë me qëllime të mira, sugjerojnë që mesazhi i Erdoganit, mund të pranohej më mirë, nëse qeveria e tij, ndalon arrestimin e mijëra njerëzve me akuza për terrorizëm dhe heqjen e privilegjeve të miliona kurdëve, duke i burgosur udhëheqësit e tyre të zgjedhur.

Erdogan e sheh veten si shpëtimtarin e të shtypurve, por mbështet regjimet shtypëse

Asnjë nga këto nuk i ka zbehur ambiciet globale të Erdoganit. Në të vërtetë, Presidenti turk duket se e sheh veten jo vetëm si zëri i të gjithë muslimanëve, por i gjithë jugut global. Rizgjedhja e tij në 2018, tha ai, ishte një fitore për "të gjithë njerëzit e shtypur në rajonin tonë, dhe të gjithë të shtypurve në botë". Erdogan është i sigurt për meritat e tij, që ai ka rritur fondet për ndihmë humanitare, investoi shuma të mëdha në Somalinë e varfër, kundërshtoi rrethimin e Kashmirit nga India dhe pranoi pothuajse 4 milion refugjatë nga Siria fqinje .

Por kryqëzatat e tij anti-imperialiste, gjithashtu e ka çuar atë në pozicione të çuditshme.

Erdogan ka mbështetur si regjimin shtypës të Nicolás Maduros në Venezuelë - një marrëveshje që lidhet nga qindra miliona dollarë në tregtinë e arit - dhe regjimin gjenocid të ish Presidentit Omar al-Bashir në Sudan.

Muajin e kaluar ai përgëzoi diktatorin Bjellorus Aleksandër Lukashenko për "fitoren" e tij në zgjedhjet e manipuluara presidenciale.

Ofensiva manipuluese ka pasur ca suksese. Në pjesë të Afrikës dhe Azisë, Erdogan gëzon mbështetjen të fuqishme. Sipas një sondazhi të botuar vitin e kaluar, rreth 75 përqind e palestinezëve dhe afërsisht e njëjta përqindje e jordanezëve mbështesin politikat e tij. Po ashtu i famshëm është popullariteti i tij në Pakistan sa që kryeministri i vendit, Imran Khan, bëri shaka në fillim të këtij viti se, zoti Erdogan mund të fitonte me siguri zgjedhjet e ardhshme të vendit të tij. Provat e shpërndara, tha Akgonul, sugjerojnë se ai mund të jetë gjithashtu politikani më i popullarizuar mysliman, midis të rinjve arabë në Evropë.

Kreu i Turqisë dhe pasuesit e tij, duken të bindur se rendi i vjetër botëror po shembet dhe po kërkojnë një rol në atë të riun. Kthesa e Erdoganit në periferinë globale dallohet nga kontradiktat dhe hipokrizia, duke e bërë atë më shumë si të hiporbilizuar, sesa të jetë përmbajtjësore. Por ja që kjo erdhi, për të qëndruar.

Ky artikull u shfaq më 8 shtator 2020 në seksionin "Evropa" të botimit të shtypur të "Ekonomist" nën titullin "I fuqishmi i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, del në skenën botërore " dhe u përkthye nga anglishtja nga Cornelia Zink . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat