Udhëheqësja e protestave kundër vaksinës është nënë e katër fëmijëve e cila thotë se ‘Covid-19 nuk ekziston’

Evropë

Udhëheqësja e protestave kundër vaksinës është nënë e katër fëmijëve e cila thotë se ‘Covid-19 nuk ekziston’

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 00:37
Kate Shemirani

Kate Shemirani raportohet të ketë thënë se sëmundja që mori jetën e mijëra njerëzve ‘nuk ekziston”.

Drejtuesja e një proteste kundër-vaksinës në Londrës është një infermiere e suspenduar nga puna e cila më parë e ka krahasuar karantinën me Holokaustin.

Nëna e katër fëmijëve, Kate Shemirani, thotë se virusi që mori jetën e mijëra njerëzve “nuk ekziston.

Ajo ka thënë se pandemia e koronavirusit është konspiracion për të kontrolluar masën.

54 vjeçarja nga Sussex mendon se simptomat janë të lidhura me teknologjinë 5G.

Ajo mendon se vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët për të trajtuar sëmundjen vdekjeprurëse është një mjet helmues dhe mjet politik për të ndryshuar ADN’në e njerëzve.

Britania e Madhe po shënon rritje të numrit të rasteve me Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat