Sot mbledhja e madhe: Kah do t’ia mbajë Mali i Zi?

Evropë

Sot mbledhja e madhe: Kah do t’ia mbajë Mali i Zi?

Nga: D.G. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:55
Liderët e koalicionit fitues në MZ

Në Podgoricë sot do të takohen liderët e koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe "E bardhë në të zezë".

Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, si liderë të partive të cilat e përbëjnë këtë koalicion, në këtë 'mbledhje të madhe' do të bisedojnë për programin dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe për ndarjen e resorëve, bën të ditur B92.

Për ndarjen e resorëve më herët nuk është biseduar në mbledhje, ndërsa tash, sipas medias serbe, ka mundësi që Zdravko Krivokapiq të jetë mandatar për formimin e qeverisë, ndërsa koalicioni "Paqja është kombi ynë" do të fitojë vendin e kryetarit të Kuvendit. Dritan Abazoviqi nuk përmendet në këto kombinime, transmeton Bota Sot.

Nga shumica e qeverisjes së ardhshme është bërë e ditur se ende po bisedohet për ndarjen "cilësore e të thellë" të resorëve, si dhe se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive të pakicës është e padikuskutueshme dhe se llogaritet në to.
Mbledhje konstituive e Kuvendit të Malit të Zi është caktuar për të mërkurën, më 23 shtator.

Pas fitores së opozitës në Mal të Zi, pritet me drojë se kah do t'ia mbajë Podgorica - në rrugën euro-atlantike, apo në krahës e nacionalizimit serbomadh, ndërsa figura më interesante është bërë Dritan Abazoviqi, i cili, ndonëse shqiptar, i është bashkuar koalicionit, i cili mendohet të jetë pro-serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat