Gjermania pritet të hapë klinika të veçanta për ata që kanë temperaturë të lartë

Evropë

Gjermania pritet të hapë klinika të veçanta për ata që kanë temperaturë të lartë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:18
Foto Ilustrim

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është duke planifikuar që të hapë klinika të veçanta për njerëzit që kanë temperaturë të lartë, ku pacientët nuk do të kenë nevojë të caktojnë termine.

Pasi pritet që gjatë vjeshtës të ketë më shumë pacientë me simptoma të ngjashme me ato të gripit, politikani konservator 40-vjeçar i tha gazetës gjermane “Rheinische Post” se qëllimi i tij është që këso klinikash të hapë në tërë vendin.

Gjatë fundjavës së kaluar, Gjermania i regjistroi 2,297 raste të reja të infektimeve, që është shifra më e lartë që nga fundi i prillit, shkruan The Guardian.

Në Austrinë fqinje, ku zyrtarët tashmë po flasin për valën e dytë të pandemisë, të hënën hyri në fuqi një valë e re e masave kufizuese. Numri më i madh i personave që mund të mblidhen në një vend, përfshirë ndejat dhe martesat, do të jetë dhjetë. Përjashtim nga kjo masë do të bëhet vetëm për funerale.

Austria tash për tash i ka 8,100 raste aktive të koronavirusit. Javën e kaluar, Gjermania lëshoi paralajmërim për udhëtime nga dhe drejt kryeqytetit austriak, Vjenë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat