“Ka një krizë më të madhe se pandemia e COVID-19”, Princi Charles del me paralajmërimin e fortë për liderët kryesorë të botës

Evropë

“Ka një krizë më të madhe se pandemia e COVID-19”, Princi Charles del me paralajmërimin e fortë për liderët kryesorë të botës

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:27
Princi Charles

Princi i kurorës britanike, Charles ka përgatitur një mesazh për liderët e vendeve kryesore të botës, që pritet t’iu shpërndahet sot. Sipas tij ndryshimet klimatike përbëjnë një krizë më të madhe se pandemia e koronavirusit.

Sikurse raportojnë mediat, në mesazhin a tij, princi i kujton botës mundësitë e reja ekonomike që solli pandemia, por nuk duhet harruar plaga e përhershme, vijon ai, që mbetet koherente çdo ditë në sirtarët e drejtuesve botërorë dhe ka të bëjë me hapat konkrete për të frenuar ndryshimet e natyrës, si pasojë e cenimit të klimës.

Pak ditë më parë, edhe Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, u shpreh se bota po përballet me ndryshimet e klimës, të cilat edhe ai i vlerësoi si më shqetësuese se pandemia.

“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat