Gjermanët mbështesin emigrantët e bllokuar në Greqi

Evropë

Gjermanët mbështesin emigrantët e bllokuar në Greqi

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Në Berlin u protestua për mbrojtjen dhe përkrahjen e emigrantëve të bllokuar në Greqi.

Më shumë se 5.000 protestues me pankarta në duar, kërkuan nga vendet e Bashkimit Evropian të lejojnë emigrantët të hyjnë në kampe, pas zjarrit në kampin Moria në Lesbos, ku mbetën 12.000 persona pa strehë.

Pas zjarrit, Gjermania ra dakord të pranonte 1.553 emigrantë, por protestuesit po kërkojnë më shumë veprim nga BE-ja.

Të pajisura me masa mbrojtëse kundër virusit, me maska e doreza, protestuesit mbanin pankarta ne duar me mbishkrimin “ne kemi hapësirë”, “evakuoni Moria menjëherë”, “strehimore mos u mbyllni” etj.

“Unë mendoj se është e papranueshme të jetosh në një nga pjesët më të pasura të botës dhe për disa arsye kemi frikë nga 15,000 njerëz dhe ekziston një diskutim i përjetshëm se kush mund t’i ndihmojë ata njerëz”, tha një protestues.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, pret që Komisioni  Evropian të del me një propozim të qëndrushëm, në mënyrë që të ketë një marrëveshje mbi politikat evropiane të azilit deri në fund të vitit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat