Suedia ndan 12 miliardë dollarë për nxitje ekonomike në buxhetin e vitit të ardhshëm

Evropë

Suedia ndan 12 miliardë dollarë për nxitje ekonomike në buxhetin e vitit të ardhshëm

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Qeveria e Suedisë do t’i ndajë 12 miliardë dollarë për ekonominë gjatë vitit të ardhshëm përmes uljes së taksave dhe masave për shpenzime në një pako rekorde për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas qeverisë, parashikohet që vlera e GDP-së këtë vit do të ulet për 4.6 për qind, që është shifër më e vogël se ato që janë shënuar në vendet e tjera evropiane. Megjithatë, qeveria tha se stimulimi ekonomik është i nevojshëm për ta vënë përsëri në lëvizje ekonominë.

“Së bashku do ta nxjerrim Suedinë nga kjo krizë dhe do të ndërtojmë një shoqëri më të qëndrueshme”, tha koalicioni i pakicës përmes një deklarate.

Qeveria tha se do të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës, mirëqenie dhe përkrahjen e krijimit të një të ardhmeje pa karbon. Përpos këtyre masave, janë parashikuar edhe ulje të taksave dhe shpenzime të reja, shkruan Reuters.

Përderisa shumë shtete në Evropë po i kthejnë masat kufizuese pas rritjes së numrit të rasteve, vëmendja është kthyer të mënyrat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për përkrahje të një rritjeje të qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat