Babai në Itali vret djalin 11-vjeçar, pastaj veten – kishte lënë një mesazh në Facebook

Evropë

Babai në Itali vret djalin 11-vjeçar, pastaj veten – kishte lënë një mesazh në Facebook

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Një 47-vjeçar qëlloi për vdekje djalin e tij 11-vjeçar në një apartament në Rivara, afër Torinos, brenda natës para se t’i kthente armën vetes.

Sipas mediave italiane, paraprakisht, burri kishte shkruar një postim në Facebook ku shkruhej: “Askush nuk mund të na ndajë. Ne po shkojmë në një udhëtim të gjatë”.

Babai, punonjës i një firme inxhinierie, nuk kishte leje për armën.

“Frikacak”, tha nëna e djalit, e cila ishte ndarë nga burri 18 muaj më parë pas 12 vitesh së bashku, tha përmes Facebook.

“Ai më fajësoi mua për gjërat që nuk ishte i aftë t’i adresonte… Ata (babai dhe djali) ishin shumë të afërt. Në rastin më të keq, mendova se ai mund të më lëndonte mua, jo djalin tonë. Ai ishte menduar të kthehej tek unë këtë pasdite. Gjithçka dukej normale”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat