Mediat greke ofendojnë keq Erdoganin, tërbohet Turqia

Evropë

Mediat greke ofendojnë keq Erdoganin, tërbohet Turqia

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Tërbohet Turqia, pasi një artikulli të disa ditëve më parë i gazetës në greqi “Dimokratia”, u hap me artikullin fyes, ku publikisht në gjuhën turke shkruhej për presidentin turk, Erdogan, “Fuck you Erdogan”.

Mediat greke shkruajnë se Presidenti turk ka paraqitur një ankesë penale kundër drejtuesve kryesorë të “Dimokratia”. Ministria e jashtme e Turqisë dënoi publikisht këtë artikut të greqisë, ndërsa ‘ankesat’ ia paraqiti ambasadorit grek.

“Në emër të qeverisë turke, unë dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tone, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar Zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.

Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin “e turpshëm”.

Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është i dënuar, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi.

Më poshtë është njoftimi i plotë :

“Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.

Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.

Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat