Koronavirusi në Rusi, mbi 1.1 milionë të prekur

Evropë

Koronavirusi në Rusi, mbi 1.1 milionë të prekur

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.109.595, ndërsa bilanci i viktimave në 19.489.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 6.196 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.109.595, ndërsa me 71 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.489.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 911.973 me 2.616 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,6 përqind dhe te 25,6 përqind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 915 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 277.408, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.069.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 282 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 43,1 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërkohë që vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara. Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat