Serbia regjistron dy të vdekur dhe 30 raste të reja me COVID-19

Evropë

Serbia regjistron dy të vdekur dhe 30 raste të reja me COVID-19

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 30 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar në Serbi.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore serbe kanë konfirmuar se dy njerëz kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Në spitalet serbe janë shtruar 330 persona gjersa aktualisht 23 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, raporton b92.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 1,078,079 njerëz janë testuar dhe janë regjistruar gjithsej 32,938 raste të coronavirusit.

Ndryshe, 743 njerëz vdiqën si rezultat i sëmundjes ndërsa shkalla e vdekshmërisë aktuale është 2.26 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat