Rihapet Taxh-Mahal pas 6 muaj mbylljeje/ Rastet me COVID-19 në Indi shtohen

Evropë

Rihapet Taxh-Mahal pas 6 muaj mbylljeje/ Rastet me COVID-19 në Indi shtohen

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Monumenti i famshëm i epokës Mugale po rihapet për vizitorët, edhe pse pandemia vijon të përhapet në Indi.

Taxh Mahali po rihapet për vizitorët pas gjashtë muajsh mbyljeje edhe se India pritet së shpejti të lërë prapa SHBA si vendi i goditur më rëndë nga COVID-19.

India, vendi ku banojnë 1.3 miliardë njerëz dhe ku gjendet disa nga qytetet më të mbipopulluara të botës, ka regjistruar më shumë se 5.4 milionë raste me COVID-19. Ditët e fundit janë regjistruar mesatarisht 100,000 infeksione të reja në ditë dhe rreth 1,000 vdekje.

Pas izolimit të ashpër të marsit që kërcënoi ushqimin për miliona njerëz, kryeministri Narendra Modi nuk dëshiron më të vendosë masat e ashpra për kufizimin e aktivitetit.

Qeveria e tij ka nisur zbujen e kufizimeve për transportin e shumë linjave të trenave, fluturimeve të brendshme, bareve e restoranteve dhe tashmë njofton rihapjen e Taxh Mahalit, vendit të trashëgimisë botërore të UNESCO.

Mauzoleumi i mermertë i shekullit të 17-të i ndërtuar nga perandori Mugal, Shah Jahan në Agra, rreth 200km larg kryeqytetit New Delhi, është atraksioni kryesor turistik i Indisë dhe tërheq rreth 7 milionë vizitorë çdo vit.

Zyrtarët thonë se me masat e reja të pandemisë numri i vizitërve atje do të kufizohet në rreth 5,000 në ditë, rreth çereku i numrit normal. Biletat e vizitave do të blihen vetëm online.

“Kemi shënuar rrathët e distancimit, maskat do të jenë të detyrueshme dhe vizitorët do të skanohen nga kamera termale para hyrjes”, tha Vasant Swarnkar, arkeologu drejtues në Agra.

Taxh Mahal ka arkëtuar të ardhura prej 860 milion rupee ($11.6mln) në vitin 2018-2019.

Por në zonat rurale indiane infeksionet po rriten dhe provat rerthanore tregojnë se udhëzimet e qeverisë për shmangien e virusit nuk po zbatohen.

“Mendoj se jo vetëm në Indi por në të gjithë botën ka ardur periudha e lodhjes me zbatimin e masave ekstreme si ato të marra në shfaqjen fillestare të virusit”, tha Gautam Menon, profesor fizike e biologjie në Universitetin e Ashoka, duke parashikuar se si rezultat i kesaj infeksionet do të shtohen.

Ekspertët thonë se megjithse India po teston rreth 1 milionë njerëz në ditë, numri i rasteve të infektimit është më i lartë nga i deklaruari.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime për testet e njohura si “të antigjenit” të cilat identifikojnë proteina të virusit dhe janë më të shpejta por më pak të saktë, në krahasim me testet RT-PCR, që është standardi më i lartë të konfirmimit të koronavirusit me anë të kodit të tij gjenetik. India pranon si testet antigjen dhe ato RT-PCR.

Ka disa kundërshtime ndaj Modi për hapjen e vendit të dytë me populaltën më të madhe, edhe pse ekonomia e tij u tkurr me 1 të katërtën për periudhën prill-qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat