Qeveria e Putinit 8 vite refuzoi Alexei Navalny që të regjistojë parti

Evropë

Qeveria e Putinit 8 vite refuzoi Alexei Navalny që të regjistojë parti

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:35
Alexei Navalny

Siç njofton “Interfax.ru”, që nga vera e vitit 2012, Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij kanë bërë nëntë kërkesa për regjistrim të partisë politike, me qëllim marrjen pjesë në zgjedhje, si parti politike, por që gjithnjë ishin refuzuar nga Ministria e Drejtësisë së Rusisë.

Disa nga propozimet e Navalny për emërtimin e partisë së tij ishin, “Aleanca Popullore’, “Partia e Progresit” dhe “Rusia e së Ardhmes”, porishin refuzuar nga Ministria e Drejtësisë, me arsyetimin se ekzistojnë parti me atëemërtim ose ka mungesë në dokumentacion. Dyshimet janë që propozimet për emërtim të partisë të Navany dekonspiroheshin dhe persona të caktuar i regjistronin partitë para ti, me qëllim që të mos lejonin që Navalny të regjistrojë parti politike.

Herën e fundi, në gusht tëvitit 2018, ishte mbajtur kongresi themelues për krijimin e partisë së re, e cila do të quhej “Rusia e së Ardhmes (Россия будущего)”. Drejtues i “Rusia e së Ardhmes”ishte zgjedhur Alexei Navalny, i cili edhe kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për regjistrim të partisë, por kërkesa ishin refuzuar me arsyetimin se nuk i kishin paraqitur të gjitha dokumentet e kërkuara.

Pasi që Navalny insistonte që partia e tij të quhej “Rusia e së Ardhmes”, në maj tëvitit 2019, Ministria e Drejtësisë kishte vendosur që të miratohet kërkesa e Alexander Zorin i cili drejtonte “Partinë e Qytetarëve të Lirë”, për ndërrimin e emrit të partisë në “Rusia e së Ardhmes”, emër i cili që nga viti 2018 kërkohej nga Navalny.

Pos Navany, probleme për regjistrim të partisë kishte edhe politikani opozitar, Dimitry Gudkov, i cili që nga viti 2018  ishte përballur me vështirësi për regjistrimin e partisë së tij, duke u refuzuar  nga Ministria e Drejtësisë së Rusisë. Si pasoj e kësaj në mars të 2020, Gudkov, tërhiqet nga shoqëria civile, duke deklaruar se më nuk do të luftoj me Ministrinë e drejtësisë.

Si duket pas helmimit dhe presionit të madh nga opinion si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Rusisë që ta shuaj partinë politike “Rusia e sëArdhmes”, pasi që ajo nuk ka aktivitet.

Pritet të shihet, që pas shuarjes së partisë “Rusia e sëArdhmes”, Ministria e Drejtësisë së Rusisë, a do të miratoj kërkesën e vitit 2018 të Alexei Navalny, për regjistrimin e partisë politike me emrin “Rusia e së Ardhmes”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat