Vuçiq i ankohet delegacionit amerikan për eleminimin e Gjokoviqit nga US Open

Evropë

Vuçiq i ankohet delegacionit amerikan për eleminimin e Gjokoviqit nga US Open

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:54
Aleksandar Vucic

Gjatë vizitës së delegacionit amerikan në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, foli për eleminimin e Novak Gjokoviqit nga gara e tenisit të US Open që është mbajtur në ShBA gjatë këtij muaji.

Bisedë për tenistin Novak Gjokoviq, presidenti i Serbisë, ka pasur edhe me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë kur është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes dy shteteve më 4 shtator, por përjashtimi i Gjokoviqit ka ndodhur pasi është nënshkruar marrëveshja kurse Vuçiq e ka përmendur tani eleminimin e tij, shkruan Kurir.

“Presidenti Trump poashtu e ka përmendur Serbinë. Ka qenë shumë e vështirë dhe jo fer përjashtimi i Novak Gjokoviq’it nga US Open, sepse askush nuk ka mundur ta mund atë, por ai do të fitojë atë vitin e ardhshëm, sikur që do ta fitonte edhe këtë vit”, ka thënë Vuçiq gjatë takimin me delegacionin amerikan të kryesuar nga Emisar Special, Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat