Kryeministri britanik Boris Johnson shpall masat e reja kundër COVID-19

Evropë

Kryeministri britanik Boris Johnson shpall masat e reja kundër COVID-19

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:08
Boris Johnson

Shumë vende të botës po kanë probleme që të gjejnë formë se si t’i qasjen pandemisë Covid 19. E tillë është duke u paraqitur situata edhe në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme” sa i takon situatës për shkak të koronavirusit.

Kryeministri Boris Johnson ka prezantuar sot disa nga kufizimet e reja kundër koronavirusit në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

“Maskat do të jenë të detyrueshme për punonjësit e dyqaneve dhe dasmat do të jenë të kufizuara deri në 15 të ftuar, ndërsa ata që shkelin këto rregulla do të gjobiten deri në 200 paund”, theksoi Johanson.

Kryeministri britanik gjithashtu paralajmëroi masa më të forta nëse do të jetë e nevojshme. Hapa të ngjashme do të ndërmerren në të gjithë Britaninë është shprehur Johnson pas një takimi me liderët e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

“E kemi ditur gjithmonë se, edhe pse mund ta kemi shtyrë virusin të tërhiqet, perspektiva e një vale të dytë është reale. Më vjen keq ta them që sikurse në Spanjë, Francë dhe shumë vende të tjera, ne kemi arritur në një pikë kthese të rrezikshme”, tha Johnson.

Johnson po ashtu i tha Parlamentit britanik se do t’i sigurojë policisë dhe autoriteteve lokale fonde shtesë për të zbatuar rregulloret.

Bizneset, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në total mbi 401,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 41,000 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat