Një ish oficer i policisë rrugore i cili pretendon të jetë rimishërimi i Jezusit është arrestuar nga forcat ruse të sigurise.
Torop dhe udhëheqës të tjerë të sektit të Kishës së Dhiatës së Fundit u mbajtën të martën në një pjesë të largët të Siberisë.
Ata akuzohen për “dëmtim të shëndetit të pasuesve të tyre”.
Komiteti Hetimor i Rusisë tha në një deklaratë se grupi fetar kishte përdorur presion psikologjik për të nxjerrë para nga pasuesit e tij dhe u kishte shkaktuar dëm serioz shëndetit të tyre.
Torop, i njohur për ndjekësit e tij si Vissarion, ngriti Kishën e Dhiatës së Fundit në rajonin e Krasnoyarsk në 1991, viti kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë.
Operacioni për ndalimin e tij, si dhe udhëheqësit e grupeve Vadim Redkin dhe Vladimir Vedernikov, përfshinë policinë si dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë.
Burrat mund të përballen me 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.