ShBA kërkon 11 qytetarë të Nishit, me mashtrim digjital përfituan 70 milonë dollarë

Evropë

ShBA kërkon 11 qytetarë të Nishit, me mashtrim digjital përfituan 70 milonë dollarë

Nga: D.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:37
Mashtrimi digjital (ilustrim)

Të premten, siç thonë në Gjykatën e lartë në Beograd, nga ShBA-ja ka arritur kërkesa për ekstradimin e 11 personave të akuzuar për mashtrim digjital, të gjithë me banim në qytetin Nish të Serbisë.

Seanca ishte caktuar për të hënën, por ajo ishte shtyrë në mënyrë që avokatët mbrojtës të njiheshin dhe të përgatiteshin me kërkesat nga letra e marrë, shkruan portali serb "Juzhne vesti".

Dilema ka zgjatur për një kohë të gjatë nëse qytetarët e Nishit të arrestuar me dyshimin se kanë fituar 70 milionë dollarë përmes mashtrimit përmes internetit, mund të ekstradohen në SHBA dhe të gjykohen atje, shkruan portali dhe shton se derisa çështja të marrë një epilog përfundimtar, dilema nuk do të zgjidhet,

Mirëpo, historia shkoi në anën e "nëse mundem", sepse, siç thonë ata, një kërkesë për ekstradim mbërriti nga Amerika. Ajo u pranua në gjykatë të premten, më 18 shtator 2020, por seanca u shty me kërkesë të mbrojtjes, ndrësa senca tjetër dëgjimore është caktuar për 30 shtator në orën 9.

Një grup të rinjsh, përfshirë qytetarë të Malit të Zi, Filipineve dhe Austrisë, të gjithë me banim në Nish, u arrestuan në fund të korrikut. Ata akuzohen për veprën penale të mashtrimit, me anë të internetit, mënyrë me të cilën ata fituan 70 milion dollarë. Ndër mashtruesit është edhe një qytetar i Teksasit, kështu që gjyqësori amerikan dhe FBI-ja ndërhynë në të gjithë çështjen, duke ndihmuar në operacionin e arrestimit.

Të arrestuarit tani kërcënohen me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku do të ndodhte i gjithë procesi, dhe sipas avokatëve, por avokatët kërkojnë gjykim në Serbi, sepse, sipas tyre "të drejtat e tyre njerëzore do të rrezikoheshin në Amerikë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat