Skandali seksual trondit Greqinë/ Murgu francez dërgohet për të mbrojtur të miturit, por abuzon me 7 prej tyre

Evropë

Skandali seksual trondit Greqinë/ Murgu francez dërgohet për të mbrojtur të miturit, por abuzon me 7 prej tyre

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga mediet greke. Një murg francez ka abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur.

Murgut i ishte besuar kujdesi dhe mbrojtja e 7 emigrantëve të mitur nga Pakistani, por siç raportojnë mediat fqinje, ai ka abuzuar me ta.

Vetë fëmijët kanë thënë se abuzimi nga murgu ishte i përditshëm, duke shtuar se kishin zgjedhur të heshtnin nga frika se mos mbeteshin në rrugë.

Fillimisht, ai u kujdes për katër djem të mitur, të moshës 14, 16 dhe 17 vjeç dhe i kërkoi NGO-së që t’i siguronte strehim, duke pretenduar se ai nuk mund të plotësonte më nevojat e fëmijëve. Më pas ai strehoi edhe 3 fëmijë të tjerë në një apartament në Toumba, Selanik,

Ishin pikërisht të miturit ata që treguan para zyrtarëve ngacmimet seksuale nga ana e murgut. Në një nga deklaratat thuhet se murgu urdhëroi njërit prej shtatë fëmijëve të mitur që të flinte me të në të njëjtën shtrat. Ai abuzoi me të miturin seksualisht katër herë në shtëpinë e tij.

I mituri tha para autoriteteve se kishte frikë të qëndronte në rrugë dhe prandaj nuk e kishte “refuzuar” murgun.

Nga ana e saj, Gjykata e Selanikut e ka dënuar abuzuesin me 6 vite burg për abuzim me të mitur dhe mbi 14 vite për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe posedim të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat