Pamje të frikshme në Rusi, nga qielli bien zogj të ngordhur

Evropë

Pamje të frikshme në Rusi, nga qielli bien zogj të ngordhur

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:41
Pamje nga video

Zogj të ngordhur që bien nga qielli; tingëllon si një skenar apokaliptik, por diçka e tillë ndodhi në një qytet të Rusisë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpërndanë video ku dhjetëra zogj të ngordhur mbuluan rrugët e qytetit Balakov.

Imazhet e para u shfaqën në rrjetin social rus V Kontakt dhe në web-faqen “Tipik Balakovo”, kushtuar këtij qyteti që gjendet rreth një mijë kilometra larg nga pjesa jugore e Moskës, dhe në afërsi të të cilit gjendet një central i madh bërthamor.

Një sërë teorish konspirative kanë qarkulluar rreth fenomenit ende të pashpjeguar. Disa besojnë se arsyeja janë erërat e forta, të tjerë kanë fajësuar ndotjen e ajrit por edhe rrjetin 5G, edhe pse një rrjet i tillë ende nuk është në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat