Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Evropë

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,357 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 100,597 persona, shkruan Reuters.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Sipas faqes Worldometers, Holanda deri më tani ka regjistruar 6,296 viktima të sëmundjes Covid-19, mbi 3,000 më pak se Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat