Italia raporton numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19

Evropë

Italia raporton numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Italia ka raportuar 20 vdekje lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëve të fundit. Kështu ka bërë të ditur raporti i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Nga vdekjet e raportuara sot, numri i përgjithshëm i jetëve të humbura lidhur me virusin korona që prej shfaqjes së rastit të parë ka shkuar në 35,758, sipas la Republicca.

Ndërkohë, Gadishulli ka pësuar rritje edhe në bilancin e përditshëm të të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19. Përgjatë periudhës një-ditore, në laboratorët e testimeve kanë rezultuar pozitiv gjithsej 1640 teste.

Autoritetet italiane e kanë rritur edhe numrin e testeve për një ditë, duke arritur të zhvillojnë 103,696 teste për diagnostikim të Sars-Cov2.

Numri i personave që po marrin trajtim në repartet e kujdesit intenziv në vend ka shkuar prej 239 në 244.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat