Rrëzohet gjuajtësi rus nga pilotët kolegë gjatë incidentit të manovrave ajrore

Evropë

Rrëzohet gjuajtësi rus nga pilotët kolegë gjatë incidentit të manovrave ajrore

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:34
Foto

Manovrat ajrore ruse kanë marrë dje një kthesë të rrezikshme kur një avion gjuajtës rreth 50 milionë dollarësh Su-30, është rrëzuar pasi piloti i një gjuajtësi Sukhoi Su-35S gabimisht shkrepi mitralozin në bord.

“Sipas të dhënave paraprake gjuajtësi Su-30 u godit gabimisht gjatë manovrave me një tjetër avion,” thanë burime të shërbimeve të emergjencës, duke shtuar se nuk kishte humbje jete në incidentin e lojrave ajrore në Tver, në verilindje të Moskës.

Megjithse avionët nuk ishin të pajisur me raketa, Su-35S kishte të armatosur mitralozin e tij të frikshëm te integruar Gryazev-Shipunov GSh-30-1 30mm.

Sipas raportimeve piloti i Su-35S kishte tentuar të regjistronte një “eliminim të simuluar” në kameran e mitralozit dhe gabimisht e shkrepi atë.

Dy pilotët e Su-30 ishin lëshuar pa pasoja nga avioni.

Ministria ruse e mbrojtjes pranoi “një incident përplasjeje” por nuk tha nëse nëse avioni ishte rrëzuar.

Një grua vendase u tha shërbimeve të emergjencës se kishte parë rrëzimin. Ajo tha se tre avionë luftarakë ishin në ajër, kur njëri prej tyre nisi të fluturonte lart duke lëshuar tym nga prapa.

Pamjet nga mediat ruse tregonin një numër të madh mjetesh në vendin e rrëzimit ne Vyshnevolotsky.

Modeli Sukhoi Su-30 me dy motorë, mund të arrijë shpejtësi prej 1,320 milje në orë dhe mban një seri bombash e raketash përveç armatimeve ajër-ajër.

Ndërsa Su-35S, është një version i prezantuar në 2008, me një sedilje, dy motorë dhe super-manovrueshmëri në ajër. Ai përshkruhet si ekuivalenti i gjuajtësit amerikan anti-radar F35.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat