Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos e ço dëm mundësinë e dialogut

Evropë

Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos e ço dëm mundësinë e dialogut

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:49
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje sot Greqisë që të mos e çojë sërish dëm mundësinë për dialog, ndërkohë që të dy vendet kanë zgjedhur të ulin tensionet mes tyre për krizën në Mesdheun Lindor.

“Shpresoj që mundësia dhënë diplomacisë të mos shkojë sërish dëm nga Greqia”, tha Erdogan gjatë një videokonference me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, sipas presidencës turke.

Ankaraja dhe Athina njoftuan të martën rinisjen e ardhshme të negociatave dypalëshe, pas disa javësh tensioni në Mesdheun Lindor, ku të dy vendet po luftojnë për zona potencialisht të pasura me gaz natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat