Tentoi të vriste me brisk ndihmësmjekun, dënohet me 20 vjet burg

Evropë

Tentoi të vriste me brisk ndihmësmjekun, dënohet me 20 vjet burg

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:37
Kadir Songür, Bayram Kaynak

Plagosi me brisk rroje mjekun, dënohet me 20 vjet burg.

Kjo ka ndodhur ditën e sotme në Izmir të Turqisë, raportojnë mediat vendase.

Çështja e Kadir Songür, një ndihmës mjek në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Atatürk, u plagos në fyt me një brisk rroje, është mbyllur.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e 4-të të Lartë të İzmirit, agresori Bayram Kaynak u dënua me 20 vjet burg.

Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2019, kur agresori sulmoi ndihmësmjekun pasi ky i fundit nuk i shënoi në recetë një ilaç. Kaynak tentoi të arratisej nga vendngjarja, por u ndalua menjëherë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat