Gjykata gjermane refuzon kërkesën e banorëve lokalë “për të heshtur ezanin”

Evropë

Gjykata gjermane refuzon kërkesën e banorëve lokalë “për të heshtur ezanin”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Një gjykatë gjermane refuzoi të mërkurën një kërkesë “për të heshtur” thirrjen e muezinit nga një xhami në një qytet të vogël pas një mosmarrëveshje ligjore që zgjati pesë vjet.

Kështu, sipas Al Jazeera, Komuniteti Islam Turk (Ditib) tani mund të përdorë edhe një herë një altoparlant për të thirrur besimtarët në lutje në qytetin Oer-Erkenschwick në shtetin e Nordrhein-Westfalen.

Po sipas të njëjtit medium, banorët lokalë paraqitën një ankesë në vitin 2015 kundër lejes përkatëse, e cila lejonte komunitetin mysliman të përdorte altoparlantin për më së shumti 15 minuta midis mesditës dhe 2 pasdite të premten.

Ezani “u hesht” për pesë vjet për shkak të ankesës, të paraqitur nga një çift që jetonte rreth 900 metra nga xhamia, i cili tha se liria e tyre e fesë u cenohej nga zëri.

Por gjykata, e cila gjendet në Muenster, hodhi poshtë argumentin e tyre.

“Çdo shoqëri duhet të pranojë që dikush ndonjëherë do të jetë i vetëdijshëm se të tjerët ushtrojnë besimin e tyre”, tha gjyqtarja kryesuese Annette Kleinschnittger.

Për sa kohë që askush nuk ishte i detyruar të praktikonte fenë e tjetrit, nuk kishte arsye për ankesë, vendosi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat