Shkencëtarët dyshime për sigurinë, por Putin i ofron falas vaksinën e COVID stafit të OKB-së

Evropë

Shkencëtarët dyshime për sigurinë, por Putin i ofron falas vaksinën e COVID stafit të OKB-së

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:39
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do t’i dhurojë falas vaksinën ruse të COVID, Sputnik-V, stafit të OKB-së.

Ai bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit të tij të mbajtur online në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, megjithëse shkencëtarët kanë paralajmëruar rreth sigurisë së saj.

“Çdokush nga ne mund të përballet me këtë virus të rrezikshëm. Virusi nuk ka kursyer stafin e Kombeve të Bashkuara, selinë e tij dhe entitetet rajonale.

Rusia është e gatshme t’u ofrojë punonjësve të KB ndihmën e nevojshme dhe të kualifikuar, dhe në veçanti ne propozojmë të furnizojmë vaksinën tonë falas për punonjësit e organizatës dhe filialet e saj,” tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat