Coronavirusi në Itali: 1,640 raste të reja dhe 20 vdekje më shumë, në 24 orët e fundit

Evropë

Coronavirusi në Itali: 1,640 raste të reja dhe 20 vdekje më shumë, në 24 orët e fundit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 06:59
Ilustrim

Ministria e shëndetësisë tha të mërkurën se Italia ka regjistruar 1,640 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas mediave vendase, gjatë të njëjtës periudhë u bënë 103,696 teste, rreth 16,000 më shumë se e marta dhe numri më i lartë në Itali në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, ministria tha se 20 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 14 të martën.

Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani është 35,758.

Përgjithësisht ka pasur 302,537 raste të regjistruara, përfshirë të vdekurit, të rikuperuarit dhe ata aktualisht pozitivë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat