Tashmë është e qartë se qeverinë malazeze e kurdisi mitropoliti Amfilohije

Evropë

Tashmë është e qartë se qeverinë malazeze e kurdisi mitropoliti Amfilohije

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:44
Mitropoliti Amfilohje, Zdravko Krivokapiq mes mbështetësve

Mbledhjes së djeshme themeluese të Kuvendit, në të cilën nuk ishte kryetari Gjukanoviq, i parapriu një takim i pazakontë i liderëve të tri koalicioneve fituese në Manastirin Ostrog, njërën nga faltoret më të mëdha ortodokse në vend.

Një muaj pas zgjedhjeve historike parlamentare në të cilat partia e Milo Gjukanoviqit humbi shumicën e saj qeverisëse pas tre dekadash, në Podgoricë u konstituua Kuvendi i ri, në të cilin deputetët e rinj mbështetën udhëheqësin e koalicionit pro-serb për të ardhmen e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq për mandatar të qeverisë së re, shkruan gazeta kroate "Veçerni list". 

Milan Knezheviq, njëri nga udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-Serb (DF), partisë më të madhe në koalicionin "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", tha se DF e ka mbështetur Krivokapiqin për mandatar dhe Aleksa Beçiqin, udhëheqësi i koalicionit Paqja është kombi ynë, njërit nga tri koalicionet fituese, për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të hiqeshin të gjitha dyshimet se serbët tradhtuan marrëveshjen e liderëve të koalicioneve fituese.

Ndikimet nga jashtë

Në fakt, seanca themeluese e Kuvendit, në të cilën nuk ishte presidenti Gjukanoviq, u parapri nga një takim i pazakontë i liderëve të tri koalicioneve fituese në manastirin Ostrog, njërën nga faltoret më të mëdha Ortodokse në vend. Takimi në Manastirin Ostrog u organizua nga metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mali të Zi Amfilohije Radoviq, i cili me këtë akt konfirmoi jo vetëm që ai në fakt është udhëheqësi i vërtetë i koalicionit fitues, ndonëse formalisht fare nuk ka marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhjet e fundit të Malit të Zi, por edhe se procesi i ndryshimit të parë të pushtetit pas tri dekadash nuk është ka shkuan ashtu siç pritej. 

Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, shumicën e ngushtë e fitun tri koalicione opozitare: koalicioni pro-serb Për ardhmërinë e Malit të Zi, i cili kishte mbështetje të fortë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe metropoliti Amfilohije, por që si bartës të listës në zgjedhje e vuri profesorin e panjohur universitar Krivokapiq. i cili në plotikë ka hyrë disa muaj më parë, atëherë koalicioni qytetar i Beçiqit Paqja është kombi ynë e po ashtu edhe koalicioni qytetar E zezë mbi të bardhë i të riut Dritan Abazoviq. Krivokapiqin për mandatar e ka propozuar mu Abazoviqi, i cili me katër mandatet e tij mbajti çelësat e shumicës së ardhshme qeverisëse, por në DF në propozimin e Abazoviqit e kuptuan marrëveshjen "e qartë" midis Krivokapiqit dhe Abazoviqit, sipas së cilës resorët kryesorë në qeverinë e ardhshme nuk duhet t'i përkasin DF-së pro-serbe.

Me këtë u konfirmuan spekulimet se një kërkesë e tillë iu bë Abazoviqit nga partnerët e huaj të Malit të Zi nga NATO, të cilët këmbëngulën që në pozitat drejtuese në Ministrinë e brendshme, Drejtorinë e policisë, Agjencinë e sigurisë kombëtare, Ministrinë e mbrojtjes dhe Agjencinë e inteligjencës ushtarake dhe ministritë e punëve të jashtme dhe të drejtësisë nuk bën të jenë njerëz nga DF-ja pro-serbe dhe pro-ruse. Duket se pas nënshkrimit të para do kohe të marrëveshjes së koalicionit, të cilën në emër të të koalicionit Për të ardhmen e Malit të Zi e ka nënshkruar Krivokapiq, në të cilën konfirmohet se qeveria e re nuk do të rrezikojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe njohjen e Kosovës e as që do t'i vërë në dyshim simbolet e shtetësisë malazeze - edhe pse të gjitha kanë qenë premtime kryesore të fushatës së DF-së -  kërkesa e fundit udhëheqësve kryesorë të DF-së se nuk mund t'u takojnë resorët kryesorë në ushtri, polici, shërbime sekrete dhe diplomaci ishte pika e cila e derdhi kupën. 

Pretendohet se Abazoviq e propozoi Krivokapiqin për mandatar me porosinë për DF-në se udhëheqës të koalicionit pro-serb, dhe fjala ishte për Andrija Mandiqin, përndryshe një vojvodë çetnik, pastaj Milan Knezheviqin, Nebojsha Medojeviqin dhe Marko Milaciqin, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mënyrën se, siç e tha, për njerëzit e kompromentuar që përçajnë qytetarët e Malit të Zi, nuk mund të marrin pozicione të larta në qeverinë e re, gjë që ishte një dush i ftohtë për udhëheqësit e DF-së, veçanërisht pse ishte fjala për një kërkesë që vjen nga jashtë.

Ndryshe nga udhëheqësit e tjerë të DF-së, Krivokapiqi u distancua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke thënë se ai nuk kishte mentorë në Beograd e as në Rusi, dhe thotë se as nuk e njeh Vuçiqin, për çka disa media pro-malazeze arritën në përfundimin se Vuçiq nuk ishte në favor të asaj që ai të merrte Malin e Zi dhe se presidenti serb, përmes Knezheviqit dhe Mandiqit, u përpoq të prishte marrëveshjen midis Abazoviqit dhe Krivokapiqit.

Qëllimi është të jesh si Luksemburgu 

Krivokapic tha pardje se perceptimi se peshkopi Ioanikije dhe metropoliti Amfilohije në takimin në Ostrog formuan qeverinë në Malin e Zi është i gabuar, megjithëse ai nuk e fshehu afërsinë e tij me metropolitin Amfilohije, ndërsa  edhe në natën e zgjedhjeve ai ofroi një shpjegim fetar-mistik figurativ për disfatën e Gjukanoviqit: ai që godet Zotin dhe Shën Vasilin e Ostrogut, duhet ta pësojë kështu

- Në asnjë çast ata nuk kanë përmendur emra, dhe ne të gjithë u përpoqëm të arrijmë një marrëveshje dhe të gjejmë masën e duhur të marrëveshjes - shpjegoi Krivokapiq, duke siguruar që qeveria e re nuk do të përçajë qytetarët dhe nuk do të hakmerret, duke thënë se interesi i popullit duhet të jetë në qendër, e jo interesi i partive apo individëve, për çka duhet të kontribuojë qeveria dhe opozita. 

Qëllimi i tij është që Mali i Zi të jetë një "shembull i ndritshëm në rajon", duke shtuar se përparësia e vetme e një vendi të vogël është se ai mund të jetë më i pasuri. 

- Parimi i parë i veprimit do të jetë: ne nuk e vjedhim shtetin. Obligim yni është që Mali i Zi të ngjajë me Luksemburgun - tha me ton pajtues kryeministri i ardhshëm malazes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat