Elektroekonomia e Serbisë ndotë gjashtë herë më shumë se sa lejohet

Evropë

Elektroekonomia e Serbisë ndotë gjashtë herë më shumë se sa lejohet

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:04
Termocentral në Serbi

Për nga prodhimi i grimcave të dioksidit të squfurit, industria e energjisë elektrike e Serbisë është akoma ndotësi më i madh i ajrit në Serbi.

Sipas të dhënave të botuara së fundmi nga Byroja e Statistikave të Republikës së Serbisë, emetimet totale të CO2-shit të Elektroekonomisë së Serbisë (EPS) në sektorin e furnizimit me energji elektrike arrijnë në 89.6 përqind, që është një rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2017, emetimi i dioksidit të squfurit të prodhuar nga EPS-ja arriti në 330.9 kilotonë dhe një vit më vonë 309.5 kilotonë.

Mirëpo, megjithëse përqindja e ndotjes së ajrit nga EPS ka rënë, Instituti Rregullator për Energji të Rinovueshme dhe Mjedis (RERI) i ka thënë gazetës Danas se kjo është e pamjaftueshme kur bëhet fjalë për detyrimet që kanë ndërmarrë ndaj Bashkimit Evropian për uljen e ndotjes së ajrit.

- Fakti që EPS pak zvogëlon emetimet e dioksidit të squfurit nga impiantet e saj të prodhimit, dmth termocentralet, nuk ndryshon faktin që kompania është një ndotës i madh, më i madhi kur bëhet fjalë për SO2-shin. Si ilustrim se sa e dëmshme është kjo, tregohet më së miri nga fakti që EPS aktualisht prodhon gjashtë herë më shumë grimca të dioksidit të squfurit sesa kërkohet nga rregulloret tona ligjore. Kjo është diçka që duhet të ndryshojë - thotë Mirko Popoviq nga RERI.

Sipas tij, mënyra e vetme për të arritur atë është ndryshimi i mënyrës së prodhimit të energjisë elektrike në industrinë e energjisë elektrike të Serbisë.

- Ndërtimi i një impianti desulfurizimi kërkon kohë dhe pyetje është se sa mund të prodhojë plotësisht efektin në termocentralet e vjetëruar si ato në dispozicion në EPS. Prandaj, një zgjidhje e pranueshme do të ishte kalimi në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe që EPS të luante një rol kryesor në atë proces - beson bashkëbiseduesi.

Burime pranë EPS-së thonë  se kompania po punon në eliminimin e problemeve me prodhimin e tepërt të dioksidit të squfurit.

Prandaj, shteti ka miratuar një Plan kombëtar për reduktimin e emetimeve nga impiantët e vjetër të mëdhenj (NERP).

Qëllimi i NERP-it është të zvogëlojë emetimet totale vjetore të dioksidit të squfurit (SO2), oksideve të zotit (NOx) dhe pluhurit, në mënyrë që të arrijë vlerat kufitare të përshkruara në Direktivën e BE-së për Emetimet Industriale deri më 1 Janar 2028, e cila është bartur në ligjin kombëtar.

Më së voni deri më 1 janar 2028, emetimet e impiantëve të mëdhen, të cilët janë përfshirë në këtë plan, do të harmonizohen me vlerat kufitare.

Lista e impiantëve të mëdhenj përfshinë katër termocentrale, termocentrale-ngrohtore në pronësi të EPS-së dhe tre impiantë të Industrisë së Naftës të Serbisë.

Ministri i Minierave dhe Energjisë i Serbisë, Aleksandar Antiq, ka deklaruar në atë kohë se ishte bërë një punë e madhe në lidhje me desulfurizimin e gazrave të tymit në Kostolac, si dhe se një projekt ishte filluar në termocentralet në Obrenovac.

Sipas tij, EPS është kompania që ka investuar bindshëm më së shumti në fushën e mbrojtjes së mjedisit, më shumë se 400 milion euro.

- Në pesë deri në shtatë vitet e ardhshme, edhe një miliard euro do të investohen, të cilat do t'i sjellin impiantet EPS-së në nivelin e parametrave që lejohen në vendet e Bashkimit Evropian. Ne kemi instaluar elektrofiltra në të gjitha njësitë që do të vazhdojnë të veprojnë pas vitit 2023, denitrifikimi po shkon sipas planit dhe projektet për ndërtimin e një impianti desulfurizimi të gazrave të tymrave po përparojnë. Rishikimi i monitorimit të cilësisë së ajrit flet në favor të kësaj, gjë që tregon se termocentrali Kostolac është në kategorinë e cilësisë së ajrit - i shkëlqyeshëm - theksoi Antiq. Si një nga provat se është bërë shumë për të rritur mbrojtjen e mjedisit në EPS, ata tregojnë se shembujt se emetimet të substancave pluhur janë ulur nga rreth 66,000 tonë në 2003 në 8,500 tonë në 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat