Abazoviq në shënjestër të tabliodëve serbë: Pas Milos edhe më i keq se Milo!

Evropë

Abazoviq në shënjestër të tabliodëve serbë: Pas Milos edhe më i keq se Milo!

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:19
Dritan Abazoviq

Kreu i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, nuk po zbret nga faqet e para të tabloidwve pro-regjimit të Beogradit, të cilët pretendojnë se Abazoviq është fajtor për faktin se nuk do të ketë serbë në poste kyçe në qeverinë e re malazeze.

Tabloidi "Informer" shkruan në të gjithë faqen e parë se nuk do të ketë ndryshime në Mali të Zi, sepse gjoja Dritan Abazoviqi është i njëjtë, në mos më i keq se Milo Gjukanoviq. 

"Informer" pretendon se nuk do të ketë serbë në qeverinë e re të Malit të Zi, gjë që është plotësisht e pasaktë. "Informer" dhe urdhërdhënësit e tij e dinë se do të ketë serbë, por ata gjithashtu e dinë se nuk do të ketë serbë në departamentet kryesore në të cilat Beogradi është veçanërisht i interesuar, dhe atë në ministrinë e mbrojtjes, polici dhe polici sekrete të Malit të Zi, shkruan gazeta sarajevase "Slobodna Bosna". 

Të informiarit thonë se për këtë "fajtor" është Dritan Abazoviq, i cili ka marrë detyrë të qartë nga adresat më të rëndësishme ndërkombëtare që në këto tri departamente nuk bën të kenë kuadro që janë eksponentë të Beogradit zyrtar.

Gazeta përkujton se me vetëm katër mandatet e tij, Abazoviq mban çelësat e shumicës së re qeverisëse, ndërsa në Fronti demokratik (FD) janë të zemëruar që kryeministri i ardhshëm, Krivokapiq dhe veçanërisht Abazoviq, janë në mënyrë të qartë kundër që resorët "më të ndjeshëm" në qeverinë e ardhshme të mos i përkasin DF-së proserbe.

Kjo konfirmoi spekulimet se një kërkesë e tillë iu bë Abazoviqit nga partnerët e huaj të Malit të Zi nga NATO, të cilët këmbëngulën që njerëzit nga DF-ja pro-serbe dhe pro-ruse të mos ishin në pozicionet drejtuese në tre resorët - polici, mbrojtje dhe polici sekrete.

Andrija Mandiq, vojvodë çetnik, Milan Knezheviq, Nebojsha Medojeviq dhe Marko Milaçiq, të cilët në të vërtetë qëndrojnë prapa fushatës kundër Abazoviqit, ishin veçanërisht të interesuar për këto departamente, sepse ata mbetën me mëngë të shkurtra edhe pas këtyre zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat