Llogaria bankare e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny është ‘ngrirë’ dhe banesa e tij në Moskë është konfiskuar për shkak të proceseve gjyqësore. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Navalnyt, Kira Yarmish.
Konfiskimi ishte bërë teksa Navalny ishte duke u marrë trajtim mjekësor në një spital në Belin, pasi ishte helmuar.
“Kjo do të thotë që banesa e Navalny nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet”, tha Yarmish në një video të postuar në Twitter, raporton Reuters.
Pasi u helmua, muajin e kaluar Navalny u transferua nga Rusia në Gjermani, ndërsa vendet perëndimore po kërkojnë një shpjegim nga Kremlini zyrtar, i cili mohon çdo përfshirje në këtë rast.