Putin i thotë Macron se Navalny “mund të jetë helmuar vetë” me Noviçok

Evropë

Putin i thotë Macron se Navalny “mund të jetë helmuar vetë” me Noviçok

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:23
Putin, Macron

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka thënë në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron se kryeopozitari Alexei Navalny mund të jetë helmuar vetë me agjentin nervor Novichok, shkruan e përditshmja franceze Le Monde, duke cituar dy burime.

Gazeta thotë se në bisedën e tij me Macron, Putin fliste me përçmim për Navalny duke e quajtur opozitarin “person që krijon probleme në Internet.”

Presidenti rus tha gjithashtu se Navalny ka përdorur fondet e anti-korrupsinit për të “korruptuar e bërë shantazh ndaj zyrtarëve” si dhe ka kryer akte ilegale.

Le Monde shkruan se Putin bëri deklaratën mbi Navalny pasi beson se agjenti nervor nuk është i vështirë për t’u prodhuar. Kreu i Kremlinit kishte shtuar se Rusia nuk ka nisur ende hetimet mbi çështjen pasi Gjermania e Frana nuk kanë sjellë rezultatet e testeve të helmimit të Navalny.

Le Monde shkruan se Macron kishte refuzuar versionin e Putin se opozitari kishte helmuar veten.

Alexei Navalny u sëmur më 20 gusht në avionin me të cilin po fluturonte nga Tomsk drejt Moskës. Avioni bëri ulje emergjence ne Omsk, ku Navalny u shtrua në spital. Më vonë ai u kurua në Berlin dhe tashmë është i rekuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat