Projektligji britanik postBrexit kërcënon ratifikimin e marrëveshjes tregtare

Evropë

Projektligji britanik postBrexit kërcënon ratifikimin e marrëveshjes tregtare

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Irlanda paralajmëroi sot se Bashkimi Europian nuk mund të ratifikojë një marrëveshje të mundshme tregtare postBrexit me Britaninë e Madhe, nëse qeveria britanike vazhdon të kërkojë kthimin e traktatin që rregullon daljen e saj nga Blloku.

“Sipas mendimit tim, edhe nëse arrijmë një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme, nëse ekziston një kërcënim që BM ta legjitimojë këtë projektligj për të minuar Marrëveshjen e Tërheqjes dhe shkelë ligjin ndërkombëtar, sërish nuk besoj se do të ratifikohet një marrëveshje”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, në Parlament.

Projektligji i diskutueshëm rishikon disa dispozita të ndihmës shtetërore dhe doganore për provincën britanike të Irlandës së Veriut, që synojnë të shmangin kthimin në një kufi me Republikën fqinje të Irlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat