Franca shënon rekord ditor me COVID-19, mbi 16 mijë raste sot

Evropë

Franca shënon rekord ditor me COVID-19, mbi 16 mijë raste sot

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:19
Paris

Zyrtarë të shëndetësisë në Francë kanë raportuar për 16,096 raste të reja me COVID-19 të enjten, duke vënë rekord për numrin më të lartë të regjistruar.

Njoftohet se kanë vdekur edhe 52 pacientë duke arritur në 31,511 të vdekur, raporton Reuters.

Numri i shtuar i të infektuarve ka bërë që qeveria franceze të deklarojë masa të reja kufizuese, kryesisht në qytetet e mëdha, për të parandaluar infektimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat