Krivokapiq në kremtimin me këngë nacionaliste serbe, kundërshton ashpër Abazoviq

Evropë

Krivokapiq në kremtimin me këngë nacionaliste serbe, kundërshton ashpër Abazoviq

Nga: D.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:44
Zdravko Krivokapiq

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka marrë pjesë në kremtimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Marko Careviqit kryetar i komunës së Budvës.

Festa u organizua të enjten, në objektin e Careviqit, ku përveç Krivokapiqit, ishin priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, biznesmeni kontrovers Miodrag Daka Davidoviq, ambasadori i Serbisë në Malin e Zi Vladimir Bozhoviq, raporton portali malazias CDM.

Gjatë kremtimit, sipas portalit, u këndua këngë nacionaliste serbe "Atje larg" dhe "Për Kosovën e rrafshtë".

Më herët, krerët e kishës serbe kanë qenë në ndërtesën e komunës, e kanë përgëzuar kryetarin e ri dhe e kanë shenjtëruar objektin.

Për këtë ka reaguar lëvizja qytetare URA e Dritan Abazoviqit, duke thënë se Mali i Zi është shtet sekular dhe Budva, i pëlqeu kjo dikujt apo jo, është Mal i Zi. Ata shtojnë se ndërtesa e komunës është institucion publik dhe si qendër e administrtaës nuk paraqet vend për rituale fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat