Në Itali 23 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Evropë

Në Itali 23 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:02
Foto Ilustrim

Italia, shteti evropian, që ishte prekur më së shumti në fillim të pandemisë nga koronavirusi, duket se përsëri nuk po gjen qetësi nga pandemia.

Në 24 orët e fundit, shteti Apenin, ka regjistruar 23 persona që kanë humbur betejën me virusin, ndërsa 1.786 raste të reja pozitive, nga 108.019 tamponë të kryer.

Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë, në Itali, kanë humbur jetën 35.781 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat